Republika e Kosovës ditë me parë është bërë më ushtri.
Komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiral James Foggo, gjatë takimit të enjten me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kossnet, konfirmoi mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës, njoftoi Ambasada amerikane në Kosovë.
“Ambasadori Kosnet u takua me komandantin e forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin James Foggo. Admirali konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për FSK-në”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook nga ana e Ambasadës.
Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur veprimin e Prishtinës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes miratimit të ligjeve më 14 dhjetor.
Kundër transformimit të FSK-së, ishte deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkaq Serbia pati thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit.