Zyrtari i LDK-së, Egzon Pacolli i cili njoftoi për grantin prej 100 mijë euro të cilin e kishte përfituar vëllai i deputetës së VV-së Fitore Pacolli, ka dal sot me një video të re, ku njofton për një grant të ri, që sipas tij, deputetja ka vendosur ta shpërblej edhe dajën e saj me 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.
Pacolli ka shpërnda një video përmes rrjetit social “Facebook”, ku thotë, se Sylejman Islami është daja i deputetes Fitore Pacolli i cili është përfitues i grantit të 100 mijë eurove nga Ministria e Bujqësise.
Pacolli ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës të hetoj këtë rast.