Zyrtari i LDK-së flet pas takimit me VV-në

20:36 | 27 Janar 2020

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur pas takimit me Lëvizjen e Vetëvendosjes.

Gjatë ditës së sotshme, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje patën një takim dy orësh. Por, pas takimit asnjë zyrtarë nuk doli të flas për media.

Përmes një postimi në Facebook, anëtari i kryesisë së LDK-së, Florian Dushi e ka sulmuar LVV-në.

“Merre me më sa duhet me qenë naiv për me provu me ia ‘shitur’ afër dy milion shqiptarëve se , dy subjekte nuk po merren vesh sepse, njëra nuk po lëshon pe për ‘interesa personale’ të individëve brenda saj, e tjetra për interesa të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Dushi.

Komento: