Supremja e ka refuzuar si të pabazë ankesën e Nismës për t’i lejuar 12 kandidatët e dënuar që të garojnë në zgjedhje.
Mes tyre janë edhe ish-ministri Endrit Shala, si dhe zëvendësministri në detyrë, Vesel Krasniqi i cili ankohet që për një gjobë nuk po mundet të jetë pjesë e zgjedhjeve.
Ai ka thënë për Klan Kosovën që ky vendim i gjykatës është i padrejtë dhe papredecent pasi sipas tij edhe më 2019 në një situatë të njëjtë i është lejuar që të marrë pjesë në zgjedhje.
Krasniqi ka kërkuar që të bëhet njëfarë specifikimi i dënimeve, pasi që për një gjobë 200 euro i duket e papranueshme që të mos i lejohet garimi në zgjedhje.