
Zyrtari i lartë ekzekutiv në Presidencën e Republikës së Kosovës, Ridvan Haliti, ka reaguar ndaj një qytetari për vonesën e dekretimit të Kuvendi i Kosovës, duke përmendur edhe tentativat e kryeministrit Albin Kurti për të përfshirë familjen Adem Jashari në një “lojë të rrezikshme për interesa të ngushta politike”.
Në përgjigjen e tij të drejtpërdrejtë, Haliti ka theksuar:
“Afati për zgjedhjen e Presidentit ka përfunduar mbrëmë deri në ora 00:00 dhe kjo nuk ka ndodhur. Kushtetuta e thotë qartë: nëse Presidenti nuk zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit, vendi automatikisht shkon në zgjedhje. Kryeministri Kurti tentoi të futë edhe familjen Jashari në këtë lojë të rrezikshme për interesa të ngushta të tij, por qytetarët ia dhanë qartë 51% për të zgjidhur të gjitha çështjet. Ai zgjodhi bllokadën dhe shkeljen e besimit qytetar.”
