Zyrtari i PSD-së për vizitën e drejtorit të CIA-s: Le të kuptohet se s’po trajtohemi si aleat nga perëndimi por si një ështje sigurie!

18:13 | 24 Gusht 2024
zyrtari-i-psd-se-per-viziten-e-drejtorit-te-cia-s:-le-te-kuptohet-se-s’po-trajtohemi-si-aleat-nga-perendimi-por-si-nje-eshtje-sigurie!

Pas vizitës që zhvilloi në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi, drejtori i CIA-s, William Burns, erdhi edhe në Kosovë.

E njëjti zhvilloi takime me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti.

Në lidhje me vizitën e Shefit të CIA-s në Kosovës ka folur zyrtari i PSD-së, Bardh Ahmeti.

Ahmeti tha se vizita e tij në vendin tonë, Republikën Srpaska dhe Serbi sinjalizon fokusin e tij në rajonet me potencial për konflikte.

Ai tha se kjo le të kuptohet se Kosova nuk po trajtohet si aleat nga perëndimi por si çështje siogurie.

“Vizita e shefit të CIA-s, William Burns, në Ballkanin Perëndimor dhe takimet e tij me zyrtarë nga Kosova, Serbia dhe Republika Serbska në Bosnje, pa përfshirjen e shteteve të tjera si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, sinjalizon fokusin e tij në rajonet me potencial për konflikte. Kjo lë të kuptohet se Kosova nuk po trajtohet nga Perëndimi si aleat, por si një çështje e sigurisë” tha Ahmeti në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e cilësoi si moment historik takimin me drejtorin e CIA-s, William Burns.

“Kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA, ku u theksua përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n.Vizita historike e Drejtorit të CIA-s, z. Ëilliam Burns, në Kosovë, vlerësohet lartë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ajo është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”

“Kryeministri Kurti e falënderoi Drejtorin e CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, duke e njoftuar atë që vlerat amerikane, që ndërlidhen me demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit dhe orientimet e palëkundura Euroatlantike, do të mbeten shtyllat qendrore të qeverisjes së mirë e demokratike në Kosovë” u tha në njoftimin e Qeverisë pas takimit.

Komento: