Zyrtari kenias publikon fotografi nga takimi me Ambasadoren e Serbisë që i shkoi për të protestuar për njohjen e Kosovës

00:08 | 28 March 2025
zyrtari-kenias-publikon-fotografi-nga-takimi-me-ambasadoren-e-serbise-qe-i-shkoi-per-te-protestuar-per-njohjen-e-kosoves

Musalia  Mudavadi, sekretar i Parë i Kabinetit dhe Sekretar i Kabinetit për Çështjet e Jashtme dhe Diasporën të Republikës së Kenias, ka pritur në takim ambasadën e Serbisë në Kenia, Danijela Cubrilo Martic.

Serbia nuk ka mundur ta pranojë faktin se Kenia ka pranuar Kosovën si shtet, dhe ka dërguar ambasadoren që të shkojë në institucionet e shtetit afrikan për të protestuar kundër vendimit.

Vetë zyrtari i lartë i Kenias tregoi për protestën e ambasadores serbe.

Ai thotë se Kenia vlerëson partneritetin me Serbinë, duke besuar në thellim të bashkëpunimit përkundër vendimit për ta njohur Kosovën si shtet.

“Sot prita  Ambasadorja e Serbisë në Kenia, Danijela Cubrilo Martic,  e cila ka protestuar për qëndrimin e Kenias për Kosovën. Kenia vlerëson partneritetin e saj diplomatik me Serbinë dhe mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit për prosperitet të përbashkët”, ka thënë ai.

Kenia e ka njohur zyrtarisht Kosovën në një ceremoni ku mori pjëse edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli – lobuesi i kësaj njohjeje.

Komento:
loading