“Dita më e rëndë do të jetë sot”, zyrtari ukrainas zbulon planin e Rusisë për ta pushtuar Kievin.
Kryeqyteti ukrainas, Kiev ka lëshuar alarmet pas rinisjes së sulmeve ruse në orët e hershme të së premtes, ka thënë televizioni ukrainas, ndërkohë që autoritetet lokale u kanë bërë thirrje njerëzve të strehohen në ambientet më të afërta.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi ka thënë se Rusia ka rinisur sulmet me raketa në orën 04:00 më 25 shkurt.
Ai ka thënë se 137 civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë janë vrarë nga sulmet ruse më 24 shkurt.
Ushtria ukrainase ka raportuar luftime të mëdha në zonën Ivankiv, rreth 60 kilometra në veriperëndim të Kievit.
“Dita më e rëndë do të jetë sot. Plani i armikut është të arrijë me tanke nga Ivankiv dhe Çernihiv në Kiev”, ka thënë këshilltar i Ministrisë së Brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko në një postim në Telegram./rel