Zyrtarisht ky vend nuk e lejon pirjen e cigares as në ambiente të jashtme

19:11 | 04 June 2021

Ky është vendi i parë në Europë që ndalon cigaren edhe në ambientet e jashtme.

Oxfordshire po punon për t’u bërë një zonë krejtësisht pa duhan. Vendi po planifikon të ndalojë pirjen e duhanit edhe në ambiente të jashtme deri në vitin 2025.

Nëse gjërat shkojnë sipas planit, Oxfordshire do të bëhet vendi i parë në Angli, por edhe në Evropë, që bën diçka të tillë.

Aktualisht, sipas Oxford Mail, 12% e popullsisë së Oksfordit pinë duhan. Por numri i duhanpirësve aktivë duhet të bie në një kuotë 5% ose më pak, në mënyrë që të arrihet qëllimi për një vend pa duhan.

Rreth 7 milionë njerëz janë identifikuar si duhanpirës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, ndërsa statistikat e fundit tregojnë se mbi 1 milion njerëz e kanë lënë duhanin që nga goditja e pandemisë së koronavirusit.

Shkak për këtë mund të jetë bërë paralajmërimi i mjekëve se duhanpirësit mund të jenë më të rrezikuar nga shfaqja e simptomave të rënda të COVID-19.

Sipas NHS, pirja e duhanit është një nga shkaqet më të mëdha të vdekjeve dhe sëmundjeve në Mbretërinë e Bashkuar. Pirja e duhanit pasiv (frymëmarrja në një ambient ku dikush tjetër pi cigare) gjithashtu rrit faktorin e rrezikut për të njëjtat probleme shëndetësore si duhanpirësit

Komento: