Zyrtarizohen grupet e Copa America, Argjentina dhe Brazili mund të takohen vetëm në finale

10:11 | 08 Dhjetor 2023

Tashmë janë zyrtarizuar grupet e Copa Americas 2024.

Argjentina do të tentojë ta mbrojë titullin që e fitoi në vitin 2021.

Messi me shokë gjenden në grupin A, së bashku me Perun, Kilin dhe Kanadan ose Trinidad&Tobagon.

Kurse, Brazili është në grupin D me Kolumbinë, Paraguain dhe Hondurasin ose Kosta Rikën.

Brazili dhe Argjentina mund të takohen me njëra tjetrën vetëm në finale të këtij kompeticioni.

Komento: