Zyrtarizohet kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e AAK-së

22:09 | 26 Qershor 2021

AAK’ja e zyrtarizon kandidatin për kryetar të Pejës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar tashmë edhe kandidaturën për kryetar të Komunës së Pejës.

Këshilli Drejtues i AAK-së ka votuar të shtunën kandidatin për kryetar të Komunës së Pejës, Rrustem Berishën, shkruan Gazeta Express.

Diçka të tillë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, zyrtari i AAK’së, Arbër Tolaj.

“Sot, Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Pejë, me vota unanime zgjodhi kandidatin për Kryetar të Komunës së Pejës. Urime miku im, Rrustem Berisha! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Tolaj.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Deri më tani, përveç Berishës, AAK’ja ka zyrtarizuar edhe kandidaturën e Besnik Tahirit për kryetar të Komunës së Podujevës, si dhe Daut Haradinajt për komunën e Prishtinës.

Komento: