Mes AAK-së dhe PSD, është arritur koalicon.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.
Gjatë ditës së sotme Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës.
Siç thuhej në njoftimin e kësaj partie, në arsyetimin e paraqitur nga Haradinaj për koalicion AAK-PSD, thuhet se bashkëpunimi mes forcave politike, në rastin konkret me PSD-në, është një moment më se i domosdoshëm në përpjekjet e krijimit të boshtit të fitores, kjo me qëllim të fuqizimit të Kosovës, përballë sfidave që e presin dhe të forcimit të institucioneve dhe rritjes së përgjegjësisë përballë qytetarëve.