Zyrtarizohet si parti politike Partia Euroatlantike e Kosovës

13:15 | 29 June 2019

Partia Euroatlantike e Kosovës zyrtarizohet si parti politike.

Skenës politike kosovare, sot iu shtua edhe një parti e re politike.

Partia Euroatlantike e Kosovës, me bashkëthemelues Milaim Zekën e Hysen Gecajn, e emërtuan kështu partinë më të re, për shkak të numrit të madh të bashkëatdhetarëve që jetojnë jashtë Kosovës, raporton KTV.

Sipas tyre, kjo parti i duhet politikës kosovare për të sjellë frymë të re dhe t’ua mundësojë edhe të tjerëve vendimmarrjen e jo të vendosë vetëm kryetari i partisë.

Sipas Zekës, ata do të bëjnë ndryshimin në Kosovë, duke investuar në shkolla, spitale e në fusha të tjera.

Në themelimin e PEK-ut ishin 22 nismëtar, dhe për të përshëndetur themelimin e partisë më të re morën pjesë edhe politikanë të partive të tjera si Nait Hasani e Ganimete Musliu.

Kujtojmë se Milaim Zeka, ka qenë ndër figurat kyqe të Nismës Socialdemokrate.

Komento: