Zyrtarizohet transferimi i radhës nga Chelsea

21:22 | 04 September 2020

Skuadra Chelseas tashmë ka zyrtarizuar lojarin e njohur.

Kai Havertz është transferimi i radhës nga skuadra e Chelsea.

Mesfushori gjerman ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën e Chelsea.

Transferimi do t’i kushtojë ‘Bluve’ rreth 100 milionë euro në total, përfshirë bonuset, meqë ata paguajtën 89 milionë funte për kartonin.

Havertz është ylli i radhës pas Ziyech, Chilëell, Thiago Silva që afrohet në ‘Stamford Bridge’ këtë merkato.

Komento: