Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë temë diskutimi sot, në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian.
Lidhur me takimin, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger ka shkruar në Twitter se është koha që të ndalet diskriminimi dhe të liberalizohen vizat për Kosovën.
“Është koha për liberalizimin e vizave për Kosovën. Stop vonesave, sot diskriminimit”, shkruan ajo.
Megjithatë në një intervistë të dhënë dje, ajo është shprehur mjaft skeptike se sot mund të merret ndonjë vendim.
“Fatkeqësisht, i vlerësoj mjaft të ulëta shanset që liberalizimi i vizave të ndodh tani. Ka shumë fjalë të bukura, por i kemi dëgjuar edhe në qershor. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk erdhi. Më në fund duhet të ndalojnë së dhëni shpresë dhe pastaj të mos ketë asgjë. Liberalizimi i vizave duhet të ndodh të paktën”, ka thënë Shchneeberger për Telegrafin.
Edhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, gjatë ditës së djeshme tha se liberalizmi i vizave për Kosovën nuk do ndodhë sot. Sipas tij, para një vendimi përfundimtar do të ketë diskutime.
“Sigurisht është e rëndësishme që Këshilli do fillojë diskutimin për këtë temë pasi nuk është bërë që nga viti 2018, ky është diskutim në nivel të grupit punues. Nuk do merren vendime, do ketë diskutime. Diskutimi nuk është vendim final, liberalizimi nuk do ndodhë nesër”- tha ai gjatë ditës së djeshme.