Zyrtarja e lartë e AAK-së i quan mashtrues VV-në dhe LDK-në

11:26 | 08 Janar 2020

Deputetja e AAK-së i quan mashtrues VV-në dhe LDK-në.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka quajtuar mashtrues Vetëvendosjen dhe LDK-në, raporton Gazeta Express.

Kadrijaj ka shkruar se dy partitë nuk po munden ta ndajnë kulaqin.

Ajo ka thënë tutje se kauzë e VV-së dhe LDK-së është vetëm pushteti dhe assesi shteti.

“Pra, kauzë është vetëm pushteti e asesi shteti.Mashtruesit ndryshe nuk janë”, ka shkruar Kadrijaj.

Sot është paralajmëruar takimi i radhës mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në tentim për të arritur marrëveshjen e koalicionit.

Presidenti Thaçi i ka dhënë afat 48 orë kreut të VV-së për të propozuar emrin e mandatarit për Kryeministër, i cili afat skadon sot.

Komento: