
Një zyrtare policore është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një grua brenda stacionit policor në Ferizaj.
Policia tha se ajo mori lëndime gjatë futjes nën kontroll dhe më pas ka pranuar tretman mjekësor
“Rr. Brigada 161, Ferizaj 20.03.2026-01:40. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtaren policor brenda stacionit policor. Gjatë futjes nën kontroll zyrtarja ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh