Komuna që udhëhiqet nga Qëndron Kastrati tejkalon buxhetin e planifikuar për blerje të mobileve

15:09 | 10 Dhjetor 2018

Komuna e Kamenicës është treguar ‘dorë lirë’ për blerje të mobileve.

E gjithë kjo është bërë për renovimin e një zyrës të kësaj Komune, e cila udhëhiqet nga Qëndron Kastrati.

Komuna e Kamenicës ka tejkaluar buxhetin e planifikuar për furnizim me mobile dhe renovimi i zyrës, shkruan ORAinfo.

Kjo komunë kishte planifikuar që për këtë gjë të shpenzojë 8 mijë euro, por planifikimi i tyre ka dal të jetë i pasaktë duke u rritur shuma e planifikuar edhe përreth një mijë euro tjera.

Komuna e Kamenicës do të shpenzojë plotë 8 944 euro për aktivitetin e quajtur furnizim me mobile dhe renovim të zyrës.

Zyra e prokurimit në këtë Komunë ka proceduar këtë tender me vetëm një ofertë të përgjegjshme asaj fitueses, të quajtur “Trung”.

Në njoftimin e dhënies së kontratës të publikuar nga KRPP, shihet se në këtë tender kanë aplikuar dy kompani dhe si kompani e përgjegjshme është vlerësuar vetëm ajo fituesja. /ORAinfo/

Komento: