Universiteti i Prizrenit kalon në Telekom

17:48 | 21 Shkurt 2019

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren të enjten ka lidhur marrëveshje mbi shfrytëzimin e Kontratës Publike Kornizë për ofrimin e shërbimeve Telekomunikuese e lidhur ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe Telekomit të Kosovës. Marrëveshja përfshinë shërbimet telefonike mobile, internet, internet për GPRS, kablli optik, shërbimet e telefonisë fikse, shërbimet TV-kabllovik”.

Marrëveshje është nënshkruar nga Prof. Asoc. Dr. Arif Riza u.d. Prorektor për Buxhet, Financa dhe infrastrukturë dhe Dr. Sc. Demir Lima drejtor i shitjeve në Telekomin e Kosovës.

Marrëveshjen e vlerësuan lartë përfaqësuesit e UPZ-së dhe të Telekomit të Kosovës.

Komento: