​Ambasadori amerikan i shkon për vizitë në shtëpi Isa Mustafës

15:41 | 31 Dhjetor 2018

Isa Mustafa, sot është vizituar në shtëpinë e tij nga një figurë e njohur.

Ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett, ka qëndruar pasdite në shtëpinë e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, raporton Gazeta Express.

Takimi ka zgjatur rreth dy orë, i mbyllur, në shtëpinë e ish-kryeministrit në rrugën e njohur si te Xhamia e Llapit në Prishtinë.

Detaje dhe pamje ekskluzive të këtij takimi, Gazeta Express dhe Televizioni 7 sjellin në edicionin e sotëm të emisionit “Frontal”, prej orës 17:00 në T7.

Komento: