​Legjenda e Milanit bëhet president i klubit të njohur evropian

14:01 | 10 Tetor 2021

Ish ylli i Milanit dhe Fiorentinës, Manuel Rui Costa është zgjedhur Presidenti i ri i Benfikës.

“Lusitanianët” lëshuan lajmin në kanalin e tyre zyrtar, pasi ish-reprezentuesi i Portugalisë fitoi zgjedhjet me një shumicë absolute.

Rui Costa, i cili filloi dhe përfundoi karrierën e tij me Benfikën, do të jetë në këtë detyrë deri në vitin 2025. 49-vjeçari kaloi 12 vjet në Serie A.

Ai shkoi në kampionatin italian për herë të parë në 1994 dhe kaloi shtatë vjet në Fiorentina, duke ndihmuar klubin të fitojë dy Kupa të Italisë para se të bashkohej me Milanin në vitin 2001.

Ai vazhdoi suksesin në Milano, duke fituar Ligën e Kampionëve në sezonin 2002-03 dhe Serinë A në sezonin 2003-04.

Komento: