
Një i vdekur dhe 375 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.
Një person ka vdekur dhe 375 raste të reja me koronavirus janë shënuar në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 3.689 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë, prej të cilëve 19 po marrin trajtim në spitalin COVID 3.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,193 që nga fillimi i epidemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 326,461, ndërsa i të vdekurve është 3,578.