100 pacientë me koronavirus po trajtohen në klinikat e spitalet e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

100 pacientë me koronavirus po trajtohen në klinikat e spitalet e Kosovës

16:19 | 27 Shtator 2020

100 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë të shtrirë në klinikat dhe spitalet e shërbimit spitalor në Kosovë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se gjithsej janë duke u trajtuar 182 pacientë në spitale, 4 prej tyre në respiratore, 8 në maskë CPAP dhe 124 në oksigjenoterapi.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, me COVID-19 janë 39 pacientë të shtrirë, në Klinikën e Pulmologjisë 6, në Anestezioni 7, ndërsa asnjë në Klinikën e Pediatrisë.

Në spitalet e përgjithshme janë gjithsej 48 me koronavirus që po trajtohen. Në Spitalin e Prizrenit janë 12, në të Gjakovës 11, në Spitalin e Pejës 11, në Ferizaj 2 dhe në Spitalin e Gjilanit 12.

Komento: