Pasi u bë baba për herë të dytë, Mozziku flet për emocionet e mëdha që përjetoi atë ditë – kaq të prekur s’e keni parë kurrë

23:25 | 18 Tetor 2026

Reperi i njohur shqiptar, Gramos Aliu, i njohur për publikun si Mozzik, ka ndarë një nga lajmet më të bukura të jetës së tij, duke bërë të ditur se është bërë baba i një djali me partneren e tij, Lotina Haziri.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një dedikimi emocionues, në të cilin ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për dhuratën e veçantë që, sipas tij, e ka pritur dhe lutur për një kohë të gjatë.

Në fjalët e tij, Mozzik ka treguar se lutja për t’u bërë baba i një djali ka qenë një dëshirë e vazhdueshme, të cilën e ka shprehur sa herë që i është dhënë mundësia.

“Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij”, ka shkruar reperi.

Artisti ka folur gjithashtu për sprovat që ka kaluar gjatë jetës, duke theksuar se ato nuk e kanë mposhtur, por e kanë bërë më të fortë. Tashmë, ardhja në jetë e djalit të tij duket se i ka dhënë një tjetër kuptim lumturisë dhe mirënjohjes së tij.

Mozzik dhe Lotina kanë zgjedhur një emër të shkurtër dhe të veçantë për vogëlushin e tyre. Djali i tyre do të quhet Oz, një emër që reperi e ka bërë publik përmes dedikimit të tij.

Me rastin e lindjes, ai i ka kushtuar të birit fjalë të ndjera, duke i uruar shëndet, jetë të gjatë dhe një të ardhme të mbushur me të mira.

“Sot, me zemrën plot, të falënderoj për dhuratën më të madhe që na dhe, djalin tonë! U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë! Të duam shumë, Nana & Baba”, ka shkruar reperi.

Ky dedikim ka sjellë në vëmendje anën më emocionale të artistit, i cili këtë herë ka lënë anash muzikën dhe skenën për t’u përqendruar te një nga momentet më të rëndësishme të jetës familjare.

Lajmi për ardhjen në jetë të vogëlushit Oz shënon një kapitull të ri për Mozzikun dhe Lotinën, të cilët tashmë kanë një arsye më shumë për të festuar dhe për të shijuar lumturinë që sjell ardhja e një fëmije në familje.

Urimet për çiftin dhe djalin e tyre pritet të jenë të shumta, ndërsa dedikimi i reperit ka treguar se kjo dhuratë ka një domethënie të veçantë për të./ORAinfo/

Komento: