‘100 zogj të pulave kundër 1 LUANI’ – Futbollisti i njohur mbështet hapur Albin Kurtin

18:44 | 29 Mars 2020

Futbollisti Kosovar, Mërgim Mavraj ka mbështetur hapur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.

Qeveria Kurti u rrëzua nga mocioni i mosbesimit disa ditë më parë, por lideri i VV-së mori përkrahje të madhe, madje edhe nga shumë futbollistë shqiptar, shkruan Reporteri.

Dhe tani një përkrahje ka ardhur edhe nga futbollisti i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“100 zogj t’pulave kundër 1 LUANI. Me Albinin”, shkruan Mërgim Mavraj, duke shprehur qartësisht mbështetjen e tij ndaj liderit të Vetëvendosjes.

Komento: