
12 nga 61 pacientët me COVID-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje më të rëndë.
61 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
32 prej tyre janë në oksigjenoterapi, ndërkaq 12 nga ta siç njoftohet janë në gjendje më të rëndë, kurse të tjerët janë stabil.
“Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19”, thuhet në njoftim.