
Ka shkuar në 1.083 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.
Instituti kombëtar i Shëndetësisë publike njofton se sot janë testuar 113 mostra të dyshuara për koronavirus, nga të cilat 13 kanë dalë positive, përcjell ORAinfo.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.
IKSHPK njofton se sot janë shëruar edhe 2 pacientë të tjerë./ORAinfo/