17 pacientë në gjendje të rëndë me koronavirus në Spitalin e Pejës

10:32 | 26 Nëntor 2020

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 111 pacientë me COVID-19.

Nga spitali njoftojnë se 17 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 15 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit..

Njoftimi i plotë:

15 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 111 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 65 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga 17 janë në gjendje të rëndë. /ORAinfo/

Komento: