17 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë në 24-orëshin efundit, mësohen moshat e viktimave

16:01 | 15 Dhjetor 2020

Janë konfirmuar 292 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 1.035 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 294 kanë rezultuar pozitive, përjell ORAinfo.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 482 pacientë të tjerë kurse, 17 kanë humbur jetën.

Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (87, 86, 71, 61 vjeç), Gjilan 3 raste (66, 66, 61 vjeç), Gjakovë 2 raste (72, 72 vjeç), Rahovec 2 rast (72, 71 vjeç), Istog 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (64 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç). /ORAinfo/

Komento: