
Situata me Covid-19 në Spitalin e Gjakovës, 20 pacientë ndodhen me oksigjenoterapi.
28 pacientë janë trajtuar për COVID-19 në 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë
Në njoftimin e spitalit bëhet e ditur se 20 pacientë janë me oksigjenoterapi.
“Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 10.09.2020 ora 8 është: 28 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid, 19 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 3 pacientë janë të konfirmuar Negativ, 3 pacientë do të testohen, 3 paciente presin rezultatet, 20 pacientë jane me oksigjeno terapi, 2 pacenët janë në CPAP maskë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka rënë numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, gjersa numri i viktimave vazhdon të mbetet i lartë.