20 pacientë në gjendje të rëndë me koronavirus në Spitalin e Pejës

08:52 | 27 Nëntor 2020

112 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 20 në gjendje të rëndë.

112 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga këta pacientë, 2 janë në respiratorë, 87 në oksigjeno-terapi, ndërkohë që siç ka bërë të ditur ky Spital, 20 pacientë janë në gjendje më të rënduar.

“8 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 112 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator, 87 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 20 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Komento: