200 qytetarëve ju ndalohet pensioni i dyfishtë nga shteti

08:48 | 08 Dhjetor 2018

Zyrtarët shtetërorë përveçqë mbajnë poste të larta në institucionet e Kosovës, përfitojnë edhe pensione nga shteti. Por ndryshe nga ta qytetarët nuk po arrijnë t’i gëzojnë përftimet e ngjashme, meqenëse shteti ua ndalon pensionet e dyfishta. Në bazë të të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit tetor Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) ua ka ndaluar përfitimet e dyfishta të pensioneve 192 personave

Zyrtarë të lartë të shtetit përveç pagës së rregullt për punën që bëjnë ata marrin edhe pensione invalidore, por në anën tjetër ndryshe nga ta qytetarët nuk po arrijnë t’i gëzojnë përftimet e ngjashme meqenëse shteti ua ndalon pensionet e dyfishta.

Në bazë të të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit tetor Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) ua ka ndaluar përfitimet e dyfishta të pensioneve 192 personave.

Udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës, Bahri Xhaferi, në një prononcim dhënë gazetës “Zëri” ka sqaruar se korniza ligjore është e tillë që asnjë qytetarit në Kosovë nuk ia lejon përfitimin e më shumë se një pensioni, shkruan Zeri.

Xhaferi ka treguar se vetëm gjatë vitit 2016 kanë ndërprerë pensionet e 4 mijë e 400 personave, ndërsa deri në muajin tetor të këtij viti kanë ndaluar 192 pensione të dyfishta. “Diku 192 raste i kemi pasur në muajin tetor që ua kemi ndërprerë pensionet e dyfishta. Ata kanë qenë pensionistë të Forcave të Sigurisë dhe ish-pjesëtarë të FSK-së dhe të Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Komento: