
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pak më herët doli në një konferencë për media ku tha se punëtorët do të kryejnë punën e tyre për vendosjen e muralit të Nënë Terezës te objekti i Ministrisë së Ekonomisë.
Tashmë aty ka dalë Policia e Kosovës, e cila po provon t’i ndalë punimet, duke thënë se kanë urdhër nga prokurori.
Komuna e Prishtinës po insiston se ky projekt tërësisht është i ligjshëm dhe se ka miratimin e Asamblesë së kryeqytetit.
Derisa Rama iu bëri thirrje punëtorëve të vazhdojnë punimet, komandanti i Policisë iu tha: “Kushdo që thotë vazhdo punën, arrestohet”.
Rama ka kërkuar t’i jepet urdhri të cilit komandanti i policisë po i referohej.