225 rastet e reja me koronavirus janë nga këto vendbanime të Kosovë

15:12 | 04 Gusht 2020

Po vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar edhe 225 raste të reja, shkruan ORAinfo.

Këto raste janë nga komuna dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë”- ka njoftuar IKSHPK-ja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 13 persona nga koronavirusi si dhe janë shëruar edhe 201 pacientë./ORAinfo/

Komento: