26 gradë temperaturat sot në Kosovë

08:18 | 27 Prill 2022

Temperaturat sot shkojnë deri në 26 gradë

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesëshme. Të enjten vranësirat do të dendësohen, duke përfshirë gjithë territorin e vendit. Parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh (ditën e enjte), ndërsa të mërkurën parashihen rreze dielli dhe temperatura të larta.

Indeksi UV do të shënoj vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi, që nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartim masa mbrojtëse (vlen vetëm për ditën e mërkurë).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes. Kushtet agrometeorologjike mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan në këto dy dekada të muajit prill.

Komento: