
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, ndërsa 26 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.150.
Në total numri i rasteve aktive është 632.
