
Policia e Kosovës në bashkëpunimi me Prokurorinë kanë realizuar së fundi një aksion të gjerë, i koduar “Heshtja”.
Nga ky aksion u zbulua edhe një rrjet i të dyshuarve që funksiononin për shitjen e narkotikëve.
Në mesin e emrave të gjashtë të arrestuarve janë edhe dy gra. Njëra prej tyre u pa edhe sot derisa hyri sot bë objektin e Gjykatës në Prishtinë.
E ndaluara bashkë me ish-ministrin Astrit Haraqija dhe katër të tjerë në një operacion anti-drogë të Policisë së Kosovës, është Albana Xhemajli, 26-vjeçare, me origjinë nga Komuna e Vitisë.
Ajo, bashkë me pesë të dyshuarit e tjerë për trafikim droge, u paraqitën sot në seancën e procedurës paraprake, ku pritet të njoftohen me vendimin për masën e sigurisë.
Siç dihet deri më tani 26-vjeçarja është motra e Arbiana Xhemajlit, anëtares së Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kandidates për deputete në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025.
Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Xhemajli dyshohet se bashkëjetonte me Jeton Stanovcin i njohur si “Dajata”, njërin nga gjashtë të arrestuarit në operacionin policor të së shtunës. Ajo dyshohet se mblidhte paratë e fituara nga aktiviteti kriminal, bazuar në dosjen e Prokurorisë.
Më saktësisht në dosje “për të pandehurën Albana thuhet se duke qenë edhe bashkëjetuese me të pandehurin Jeton, kishte rol të mbledhjes së parave të shitjes nga Gëzimi, Arijaniti dhe Alberti, ku kryesisht çdo të diele bënin barazimin e pagesave për sasitë e shitura dhe shpërndara, si dhe furnizoheshin me sasi të rregullta për shpërndarje të mëtutjeshme javore”.
Me këto, thuhet se si anëtarë të grupit dyshohen se kanë kryer veprësn penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, par.2 dhe neni 275, par.1, pika 1.1., 1.6., dhe 1.,9 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal.
Sipas të dhënave publike, e ndaluara për trafikim të substancave narkotike është teknike e farmacisë me profesion.
Në operacionin e koduar “Heshtja”, Policia sekuestroi 1.6 kilogramë kokainë me vlerë të përllogaritur rreth 111 mijë euro, si dhe gjashtë vetura të markave luksoze si Mercedes, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan.
