29 vjet martesë, pamje të dasmës së Naimit dhe Mihrijes

09:53 | 05 Maj 2021

Çifti i njohur i estradës, Naim Abazi e Mihrije Braha, dje kanë shënuar 29 vjetorin e martesës.

Mihrija ka hapur arkivat duke kujtuar momentet e veçanta nga dasma e tyre.

Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka publikuar fotografi të ndryshme të shkrepura në dasmën që është mbajtur më 3 maj të vitit 1992.

Çifti, Naimi dhe Mihrija kanë një djalë, Platorin.

Pamje nga martesa e tyre, velloja e Mihrijes merr vëmendjen…

Komento: