Nichi ‘shpërthen’ nga xhelozia ndaj Antonetës: Nga njeriu më i dashur, u bëre më i urryer

12:40 | 26 Nëntor 2026
nichi-‘shperthen’-nga-xhelozia-ndaj-antonetes:-nga-njeriu-me-i-dashur,-u-bere-me-i-urryer

Raporti mes Nichit dhe Antoneta Kocit duket se po kalon momente të vështira, pasi xhelozia e banorit ndaj saj është bërë gjithnjë e më e dukshme.

Tensionet mes tyre u shtuan gjatë festës së mbajtur mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brotherit, kur Antoneta u shoqërua duke kërcyer me disa prej banorëve meshkuj.

Ky veprim duket se e ka irrituar Nichin, i cili reagoi me tone të ashpra, duke iu drejtuar asaj dhe djemve me fjalët: “Hajdeni, puthnja këmbët”.

Pas debatit, Nichi tentoi të sqarohej me Antonetën në dhomën e gjumit, ku i shprehu hapur pakënaqësinë për sjelljen e saj.

Ai tha se, pasi kishte kapërcyer hezitimin fillestar për shkak të diferencës në moshë, kishte pasur dëshirë ta bënte për vete.

Megjithatë, sipas tij, sjellja e fundit e Antonetës ka ndryshuar mënyrën se si e sheh atë.

“Ke shku prej njeriut ma të dashur te ma i urryer. Të shoh njëjtë si Likun e Akilin”, i tha ai.

Nga ana tjetër, Antoneta nuk reagoi ndaj fjalëve të tij dhe vazhdoi të qëndronte e shtrirë, pa e vazhduar diskutimin.

Mbetet të shihet nëse kjo përplasje do të ndikojë përfundimisht në raportin mes dy banorëve, apo nëse ata do të arrijnë t’i sqarojnë keqkuptimet në ditët në vijim.

Komento: