3 raste të reja me koronavirus në Kosovë

15:07 | 03 Korrik 2021

Janë konfirmuar 3 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1859 mostra të marra në terren, 3 kanë rezultuar pozitive.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 9 qytetarë të tjerë

Postimi i plotë:

#Bashkëiadalim

03 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.900 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 204.774 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 48.437 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.859 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.362.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 166.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Komento: