3-vjeçar bie nga lartësia në Vushtrri, kjo është gjendja e tij

16:11 | 26 Janar 2021

Një 3-vjeçar bie nga lartësia në Vushtrri, dërgohet në QKUK.

3-vjeçari ka rënë nga kati i dytë i një objekti në Vushtrri, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.

Pas marrjes së ndihmës së parë në Vushtrri, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Fëmija ka pësuar lëndime si pasojë që ka rënë nga kati i dytë i një objekti, të njëjtin e kanë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, tha Zahiti.

Ai shtoi se policia po merret me sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

Komento: