300 persona të vdekur nga koronavirisi në Kosovë

15:47 | 06 Gusht 2020

Ka arritur në 300 numri i personave të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket rasteve me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë 16 veta që kanë ndërruar jetë, ndërkaq në total nga fillimi ky virus u ka marrë jetën 300 kosovarëve., përcjell ORAinfo.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908. /ORAinfo/

Komento: