350 persona u shëruan nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

15:15 | 24 Nëntor 2020

Nga 1.590 testime të bëra, në 24 orët e fundit në Kosovë 609 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Por, pos këtyre rasteve të reja, janë shëruar edhe 350 pacientë, përcjell ORAinfo.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste.

Ndërsa numri i rasteve aktive në vendin tonë është 12.864./ORAinfo/

Komento: