37 vetëm në Prishtinë, ja nga cilat komuna vijnë rastet e fundit me koronavirus

22:29 | 25 Qershor 2020

Sot janë konfirmuar 69 raste të reja me koronavirus.

IKSHPK ka njoftuar se sot janë testuar 281 mostra, nga të cilat 69 kanë dalë pozitivë, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 75 pacientë të tjerë./ORAinfo/

Komento: