4 ish-këshilltarët e Hashim Thaçit kanë udhëtuar në Hagë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

4 ish-këshilltarët e Hashim Thaçit kanë udhëtuar në Hagë

14:09 | 27 Qershor 2022

Katër ish-këshilltarët e Hashim Thaçit kanë udhëtuar në Hagë.

Katër ish-këshilltarët e ish-presidentit Thaçi, Blerim Shala, Bashkim Smaka, Veli Bytyqi dhe Ismajl Syla, ndodhen në Hagë të Holandës.

Fotografia e tyre e përbashkët është publikuar në Facebook-un e Veli Bytyqit, të cilët duket se kanë shkuar për vizitë te ish-presidenti Thaçi por se deri më tani nuk kanë njoftuar diçka rreth kësaj.

“Bashke me miq e kolege ne Hage te Holandes”, ka shkruar Bytyqi krahas fotografisë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Komento: