4 rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

20:24 | 28 Maj 2020

Ka shkuar në 1052 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se sot janë testuar 332 mostra të dysuhara për koronavirus nga të cilat katër kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan.

IKSHPK njofton se sot janë shëruar edhe 19 pacientë të tjerë duke e çuar numrin në 820./ORAinfo/

Komento: