407 raste me Covid-19 sot në Kosovë

14:08 | 08 Korrik 2022

Po vazhdon rritja alarmante e rasteve me Covid-19 në Kosovë.

Sot, Ministria e Shëndetësisë njofton për 407 raste të reja të të infektuarve me këtë virus në 24 orët e fundit.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 1,860.

Nuk raportohet për ndonjë rast të vdekjes.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët për mbajtje të maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinim.

Komento: