5 pikat kryesore pse Gazidis mund të shkarkohet nga Milan

13:12 | 09 Mars 2020

Koha edrejtorit Ivan Gazidis në AC Milan nuk ështe e qetë. Një raport rendit pesë pikat kryesore të shqetësimit në lidhje me mandatin e tij.

Këto janë pesë pikat kryesore që mund ta rrezikojnë larigimin e Gazidis nga Milani, përcjell ORAinfo.

1. Njohja e dobët e tij në gjuhën italiane dhe asnjë përpjekje për të mësuar si dhe mungesë e qartësisë për planet e ardhshme.

2. Mungesa e sponsorizuesve të rinj megjithë vështirësitë sportive, ishte diçka që ai ishte menduar të mund të jepte.

3. Paaftësia e tij për të qenë i hapur dhe i sinqertë në momente kritike.

4. Dallimet dhe besimi i vogël që ai ka në stafin menaxherial që ai ka zgjedhur.

5. Komunikimi i dobët i tij me shtypin dhe fansat.

Kujtojmë qe kriza në Milan ka ardhur pas shkarkimit të Zvonimir Boban si Zyrtar Kryesor i Futbollit të Milan.

Shkarkimi i tij u bë zyrtar gjatë fundjavës pas një interviste zbuluese që ai i dha La Gazzetta dello Sport, gjatë së cilës ai kritikoi Ivan Gazidis për kontaktin prapa shpinës me Ralf Rangnick pa u konsultuar me menaxhimin e Milanit. /ORAinfo/

Komento: