500 deri në 1500 euro, nga sot aplikohen gjobat për shoferët me patentë ilegalë

10:32 | 26 Gusht 2024
500-deri-ne-1500-euro,-nga-sot-aplikohen-gjobat-per-shoferet-me-patente-ilegale

Nga sot, të gjithë vozitësit që kapen me patentë shoferë ilegalë të Serbisë do të gjobiten nga Policia e Kosovës.

Gjobat janë nga 500 deri në 1500 euro.

Më 23 gusht ka përfunduar afati për konvertim të patentë shoferëve të lëshuara nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i këtyre dokumenteve të konvertuara është 6 mijë e 509.

Komento: