557 rastet e reja me Covid-19 janë nga këto komuna të Kosovës

15:25 | 08 Dhjetor 2020

557 është numri i rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive është 43.881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, përcjell ORAinfo.

Këto raste janë nga gjithsej 30 komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 217 raste, Mitrovicë 41 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 25 raste, Gjilan 23 raste, Prizren 23 raste, Pejë 22 raste, Ferizaj 19 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Kamenicë 10 raste, Suharekë 10 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Mamushë 3 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë , Hani i Elezit , Ranillug , Shtërpcë”-njofton IKSHPK-ja./ORAinfo/

Komunat dhe vendbanimet e rasteve të reja me Covid-19:

Komento: